Analisti politik, Ilir Deda, tha se në Kosovë po synohet që të dekurajohen njerëzit që ta shfaqin revoltën e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Ka propagande në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit. Këtë propagandë nuk e di se kush është duke e bërë. Është krijuar një narrativë krejt tjetër për faktin se katërshja e UÇK-së po vlerësohet për qeverisjen e tyre. Këtu nuk ka të bëjë qeverisja, por dënimi i Kosovës për liri. Nuk mund që gjithçka të përdoret për luftën tonë të brendshme politike”, ka thënë Deda në Tëvë1.
Ai ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet në mënyrë që procesi i Apelit në Speciale të përfundojë në të mirë të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës duhet ta mbështesë financiarisht mbrojtjen, por edhe në arenën ndërkombëtare duhet gjetur njerëz me influencë në mënyrë që të ndikojnë në këtë proces”.


