Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Krasniqi ishte pjesë e protestës në sheshin “Skënderbeu”.
Në një postim, ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke bërë thirrje për pjesëmarrje.
“Dolëm mbrëmë, dolëm sot në mesditë, do të dalim prapë edhe shumë herë tjera”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet çdo ditë, deri në vendosjen e drejtësisë.
“UÇK-ja ishte lufta e një populli për liri, prandaj mbrojtja e së vërtetës së saj është mbrojtje e vetë lirisë sonë”, ka shkruar ai, duke e përmbyllur me: “Shihemi përsëri në sheshin e lirisë!”.


