Shqipe Mehmeti-Selimi ka publikuar një fotografi të Rexhep Selimit, nga Haga.
Bashkë me fotografinë, ajo ka shkruar edhe një mesazh të fortë, një ditë para verdiktit përfundimtar.
“Betejë pas beteje!
Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!” shkroi Mehmeti-Selimi.
Bashkëshortja e 10-shit mori dje rrugën për në Hagë, në pritje të vendimit të gjykatës që, Selimin bashkë me Thaçin, Veselin e Krasniqin, po i gjykon për krime lufte.
Verdikti i Hagës po vjen pothuajse 6 vjet pasi ish-krerët e UÇK-së u arrestuan.


