Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Odën e Kryeqytetit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Rama ka treguar se në takimin me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, dhe delegacionin e ekspertëve izraelitë, vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë, gatishmërisë operacionale, menaxhimit të emergjencave dhe forcimit të reziliencës.
Sipas Ramës, pjesë e diskutimeve ishte edhe përdorimi i të dhënave dhe inteligjencës artificiale në organizimin dhe menaxhimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.
“Kryeqyteti vlerëson dhe mirëpret çdo bashkëpunim ndërkombëtar që sjell dije, përvojë dhe mundësi të reja për zhvillim, të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë dhe partneritetin e sinqertë”, ka shkruar Rama.


