Justin Bieber dhe Hailey Bieber kanë shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë, duke festuar tetëvjetorin e martesës.

Çifti, i cili prej vitesh është një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it, zgjodhi ta shënojë këtë përvjetor me disa momente intime dhe një dedikim të veçantë në rrjetet sociale.

Justin ndau me ndjekësit fotografi nga jeta e tyre së bashku, duke rikujtuar disa prej momenteve më të bukura të marrëdhënies me Hailey-n. Krahas imazheve, ai shkroi një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës:
Tetë vite deri në pafundësi.
Dedikimi i këngëtarit vjen në një periudhë të rëndësishme për familjen e tyre. Justin dhe Hailey u martuan fillimisht në një ceremoni civile në shtator të vitit 2018, ndërsa një vit më vonë organizuan ceremoninë madhështore të martesës në Karolinën e Jugut, ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq të afërt.

Në vitet që pasuan, marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër momente të ndryshme, ndërsa çifti është përballur vazhdimisht me vëmendjen intensive të publikut dhe mediave.

Megjithatë, Justin dhe Hailey kanë vazhduar të ndërtojnë jetën e tyre së bashku dhe në gusht të vitit 2024 u bënë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber.

Për Hailey-n, jeta familjare ka marrë gjithashtu një dimension të ri. Modelja dhe sipërmarrësja ka folur në raste të ndryshme për mënyrën se si mëmësia ka ndryshuar prioritetet e saj, ndërsa Justin ka ndarë herë pas here momente të vogla nga jeta e tyre si familje.



