Akil Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Giovanni Esposito, në një rezultat që vjen si befasi, duke pasur parasysh pritshmëritë ndaj Gjakovës në këtë garë.
Në të njëjtën kategori garon edhe Dardan Cena, i cili e ka kaluar me sukses raundin e parë dhe do të vazhdojë garimin sot.


