Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.
Vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.
Në deklaratën përmbyllëse, Prokurori i Specializuar Joshua Hafetz, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim që përputhet me ligjin dhe provat përkatëse dhe faktet.
“Të shpallen fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, bazuar në peshën e rëndë të veprova penale dhe fajësinë në këtë rast, prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar: Për Hajredin Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet , për z.Kilaj 3 vjet burg, Smakaj 3 vjet burgim dhe për z.Thaçin 6 vjet burgim”,deklaroi Prokurori.


