Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur për aventurën e tij të re si opinionist në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
Stenaldo: Heidi tha shumë fjalë të bukura për ty në “Wake Up”, pse nuk martoheni ju të dy?
Drini: Jo, ajo ishte “e martuar”, e paska bërë zgjedhjen e saj (qesh). Vetëm po u nda për t’u martuar prapë. Se i tha Blendit që është “e martuar” me të. Megjithatë, sezoni është shumë i gjatë, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Përtej shakave, ndaj të njëjtën ndjesi dhe unë me Heidin. Me disa njerëz, kur ai impakti i parë është aq i mirë dhe aq pozitiv, besoj se vazhdon shumë gjatë dhe ruhet. Por po aq i lumtur jam dhe që bashkë me ne është Erjola Doçi, një personazh shumë interesant, gocë fantastike, një personazh me një karizëm interesante dhe me ne ngacmimin e duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, e bukur pafund, shumë simpatike. E bukur edhe me qasjen që ka me televizionin. Mendoj që të tre do lidhemi mirë, jam ndierë shumë mirë dhe po më pëlqen kjo ndjesi.


