Barcelona vazhdon të kërkojë zgjidhje për të menaxhuar situatën e saj financiare.
Klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Newcastle për ta shtyrë deri në korrik të vitit 2027 pagesën e parë prej 22 milionë eurosh për transferimin e Anthony Gordon.
Kësti ishte paraparë fillimisht të paguhej më 31 korrik 2026, por Barça ka negociuar shtyrjen e pagesës, në një kohë kur klubi ende ka 93.4 milionë euro detyrime afatshkurtra për pagesa të transferimeve.
Shtyrja e kësaj pagese pritet t’i japë Barcelonës më shumë hapësirë financiare në periudhën e ardhshme, teksa klubi vazhdon të përballet me detyrime të konsiderueshme nga transferimet e viteve të fundit.


