Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media në selinë e Aleancës.
Sipas njoftimit të Aleancës, konferenca do të nisë në ora 16:30, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temën apo çështjet për të cilat Gjini do të deklarohet,,
“Ju njoftojmë se sot, me fillim në ora 16:30, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në selinë e Aleancës”, thuhet në njoftimin e Aleancës.
Konferenca vjen pasi zyrtarisht është thirrur vazhdimi i seancës konstituive.


