DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, Ruka Mavraj Osmanaj, në moshën 85-vjeçare.
Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij, shoqëruar me një homazh të shkurtër e prekës.
Shpirti në paqe, gjyshe
-ka shkruar DJ Gimbo krahas fotografisë.

Ndërkohë, familjarët kanë bërë publik edhe njoftimin për ndarjen nga jeta të 85-vjeçares, si dhe detajet e ceremonisë mortore.
Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe farefisin se, në moshën 85-vjeçare, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Ruka Mavraj Osmanaj
-thuhet në njoftimin e familjes.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubohoc.


