Bebe Rexha ka publikuar fotografi të tjera nga festimet e ditëlindjes së saj të 37-të, duke ndarë me ndjekësit disa nga momentet e veçanta të festës në New York.

Këngëtarja e hitit “In the Name of Love” e festoi ditëlindjen në qytetin ku ka lindur dhe është rritur, një vend që ka një domethënie të veçantë për të.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Rexha shfaqet në disa poza provokuese, duke pozuar nga pas dhe duke vënë në pah siluetën e saj.
Artistja është shfaqur gjithmonë e sigurt me veten dhe pa komplekse, pavarësisht komenteve dhe kritikave që ka marrë ndër vite për peshën dhe pamjen e saj fizike.

Me paraqitjet e saj, Bebe ka përcjellë vazhdimisht mesazhin se komentet për trupin nuk duhet ta pengojnë një person të ndihet mirë me veten dhe të shijojë stilin e tij.

Fotografitë e reja morën menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët reaguan në masë ndaj postimit.
Në nisje të këtij kapitulli të ri të jetës, Bebe Rexha duket se po vazhdon të festojë me vetëbesim, energji dhe pa u shqetësuar nga gjykimet e të tjerëve.


