Harper Beckham tërhoqi vëmendjen në Reading Festival, ku ishte pranë skenës për të mbështetur vëllain e saj, Cruz Beckham, gjatë performancës me grupin e tij “The Breakers”.

15-vjeçarja u shfaq me një stil elegant dhe të kuruar, duke kombinuar pantallona të shkurtra xhins me një bluzë të zezë të shkurtër dhe një xhaketë parka kaki nga koleksioni i nënës së saj, Victoria Beckham, në bashkëpunim me GAP. Xhaketa kushton rreth 152 euro.

Harper e kompletoi pamjen me çizme gome Hunter, me vlerë rreth 140 euro, por aksesori që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një gjerdan Van Cleef & Arpels Alhambra, me vlerë rreth 2,920 euro, shkruan DailyMail.
Harper e ndoqi performancën e Cruz-it nga pranë skenës, ku ndodhej edhe pjesa tjetër e familjes Beckham.

Prindërit e saj, David dhe Victoria Beckham, ishin gjithashtu aty për të mbështetur djalin e tyre, ndërsa në festival morën pjesë edhe Romeo Beckham dhe e dashura e Cruz-it, Jackie Apostel.

Por momenti më i veçantë i mbrëmjes erdhi kur Cruz iu drejtua turmës dhe ia kushtoi një prej këngëve motrës së tij të vogël.
Motrës së vogël që po kërcen aty
-tha ai, duke iu referuar Harper-it.

Pas dedikimit, Harper u ngjit në skenë së bashku me Jackie Apostel dhe iu bashkua atmosferës së koncertit, duke ndihmuar në hedhjen e bluzave drejt turmës.
21-vjeçari ka kaluar një vit të ngjeshur me “The Breakers”, duke performuar në disa vende të Evropës dhe duke punuar për të konsoliduar karrierën e tij muzikore.

Në fillim të këtij muaji, grupi publikoi edhe EP-në “Wear & Tear”, e cila shënon një tjetër hap në rrugëtimin e tij artistik.
Ndërsa Cruz po kërkon të krijojë emrin e tij në muzikë, familja Beckham duket se vazhdon të jetë mbështetja e tij më e madhe.
Dhe në Reading, mes turmës, muzikës dhe atmosferës së festivalit, një dedikim i thjeshtë për motrën e vogël e ktheu performancën e Cruz-it në një moment familjar që do të mbahet mend.


