Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në rezidencën qeveritare në Sauk, e njohur si “Vila e Kuqe”, drejtuesit politikë të qarqeve, si dhe kabinetin qeveritar.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, në rezidencën qeveritare janë paraqitur një e nga një ministrat dhe drejtuesit politik.
Lexo edhe :
Mbledhja pritet të nisë pas pak, ndërsa në fokus të bisedës mbeten dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si strategji për komunikimin me qytetarët.
Gjithashtu, nuk mbetet pa u përmendur edhe “Pasqyra Albania”, një platformë e cila konsiderohet si modernizimi i bashkëqeverisjes, për të njohur dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve.
Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë. E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.
/vizionplus.tv



