Ka përfunduar tërheqja e shortit për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026/27.
Shorti i zhvilluar në Monako përcaktoi disa përballje të mëdha, përfshirë Real Madrid–Arsenal, Paris Saint-Germain–Manchester City dhe PSG–Barcelona.
Arsenali do të përballet edhe me Bayern Munichun, ndërsa Manchester City do të luajë kundër Barcelonës.
Liverpooli do të ketë përballje me Interin dhe Atletico Madridin, ndërsa Manchester United do të ndeshet me Bayern Munichun dhe Atletico Madridin.
Real Madridi do të luajë edhe kundër Interit, PSV-së, Romës, Leipzigut, Shakhtar Donetskut, LASK-ut dhe AEK Athinës.

Paris Saint-Germaini, kampion në fuqi, do të përballet me Barcelonën, Manchester Cityn, Romën, Aston Villën, Galatasarayn, Villarrealin, Slovan Bratislavën dhe Comon. UEFA
Secila skuadër do të zhvillojë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër në udhëtim. Datat dhe oraret e sakta do të publikohen nga UEFA deri të shtunën.




