Taylor Lautner dhe bashkëshortja e tij, Tay Lautner, kanë shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt prindërimit, duke organizuar baby shower-in për vajzën e tyre të parë.

Tay ndau në Instagram disa fotografi nga festa, e cila kishte një tematikë elegante të frymëzuar nga çaji i pasdites, me dekorime në nuanca rozë, lule dhe ëmbëlsira të shumta.

29-vjeçarja u shfaq me një fustan rozë të çelët, me shpatulla të zbuluara, që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Ndërsa Taylor, 34 vjeç, zgjodhi një veshje më casual, me pantallona kafe, këmishë linoje dhe atlete në të njëjtën gamë ngjyrash.

Festa u organizua nga influencuesja Jaclyn Hill, ndërsa në disa prej fotografive çifti shfaqet duke pozuar së bashku dhe duke bërë edhe poza humoristike.
Vajza jonë e vogël tashmë është kaq e dashur
-shkroi Tay në postimin e saj, duke falënderuar Hill për organizimin e festës.

Taylor dhe Tay njoftuan në mars 2026 se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa në qershor zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze.

Çifti, i cili u martua në nëntor 2022, ka treguar gjithashtu se dëshiron ta mbrojë vajzën nga ekspozimi i tepërt në rrjetet sociale. Tay ka folur më parë për një incident gjatë dasmës së tyre, kur fotografë kishin realizuar pa leje fotografi nga larg, duke e bërë atë të ndihej e cenuar në privatësinë e saj.

Tani, teksa presin ardhjen e vajzës, Lautnerët duket se po shijojnë momentet e fundit para se familja e tyre të bëhet me tre anëtarë.


