Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi për takimin përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të rritur koordinimin. Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.


