Shtatë emigrantë u gjetën të vdekur sot pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Libisë, ndërsa 50 të tjerë u shpëtuan, dy prej të cilëve mendohet se janë në gjendje kritike.
“Ekipi ynë gjeti nëntë persona në varkë. Për shtatë prej tyre, nuk mund të bënim asgjë. Dy të tjerët janë në gjendje kritike, pasi kishin pësuar asfiksi”, tha organizata joqeveritare në një deklaratë.
Varka e vogël prej druri e mbingarkuar u vu re këtë mëngjes rreth orës 6:00, dhe anija e OJQ-së iu afrua dhe shpëtoi të mbijetuarit nën mbikëqyrjen e një varke patrullimi libiane.
Emigrantët, 45 burra dhe pesë gra, përfshirë 29 të mitur të pashoqëruar, pretenduan se ishin nga Egjipti dhe Somalia.


