Rodrigo Hernandez ose siç thirret ndryshe Rodri, do të jetë futbollist i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Mbrëmjen e së dielës, klubi katalanas dhe Manchester City arritën marrëveshjen për transferimin e mesfushorit në Camp Nou, një lëvizjë kjo që gëzon edhe 2 klube të tjerë të cilët po fërkojnë duart pasi do të përfitojnë jo pak nga ky transferim. Dhe kjo falë mekanizmit të solidaritetit të FIFA.
Bëhet fjalë për një mekanizëm të FIFA që shtrihet te të gjitha klubet ku një lojtar ka qenë pjesë e një klubi nga mosha 12 deri në 23 vjeç dhe përqindja totale arrin në 5% të vlerës së transferimit. Nga mosha 12 deri në 15 vjeç, përqindja është 0,25% për çdo vit, ndërsa nga 16 deri në 23 vjeç, kjo përqindje rritet në 0,5%.
Rodri i bëri hapat e tij të parë te Rayo Majadahonda, por ky klub nuk përfiton të ardhura sepse ai u largua prej aty kur ishte 11 vjeç, ndërkohë që nuk ndodh e njëjta gjë me Atletico Madrid dhe Villarreal. Rodri shkoi te Los Colchoneros në moshën 11 vjeçare dhe qëndroi deri në moshën 17 vjeçare. Duke pasur parasysh shifrën e operacionit mbi 75 milionë euro në total shifër fikse dhe bonuse, klubi madrilen do të përfitojë minimumi 1.5 milionë euro vetëm nga shifra fikse; 650 mijë euro për 4 sezonet që ai qëndroi te Atletico kur ishte nën 15 vjeç dhe 975 mijë euro të tjerë pët 3 sezonet e tjerë mbi 15 vjeç. Duke shtuar edhe vlerën e bonuseve atëherë ky përfitim i Atletico arrin nivelin e rreth 2 milionë eurove.
Përsa i përket Villarrealit, ku Rodri qëndroi 5 sezone, 3 nga të cilat në skuadërn e parë. Vetëm për pjesën fikse të operacionit, Nëndetësja e Verdhë përfiton 1 milion e 625 mijë euro. Nëse përfshijmë edhe bonuset, atëherë përfitimi i Villarreal shkon në 1 milionë e 875 mijë euro.


