Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, feston sot-26 vjetorin e lindjes, duke e shënuar këtë moment të veçantë mes njerëzve të tij më të afërt dhe urimeve të shumta në rrjetet sociale.
Mesazhet e urimit nuk kanë munguar, por vëmendjen e ka marrë veçanërisht ai i Gjestit. Përmes një komenti në Instagram, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” i ka uruar mikut të tij shumë vite të tjera, pranë familjes dhe me suksese në çdo hap.
“Urime ditëlindja! T’i dhëntë Zoti krejt të mirat në jetë. Ishalla e ke shëndetin e lumturinë, të tjerat krejt janë t’u ec super!”, shkroi Gjesti.



