Halle Berry po përgatitet të festojë 60-vjetorin e lindjes dhe ka ndarë me 9.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet tropikale.
Aktorja u shfaq me bikini, të kombinuara me një fustan të zi të punuar me grep, ndërsa krahas fotografive shkroi: “60, ja ku jam…”. Postimi mori menjëherë komplimente të shumta nga fansat, të cilët vlerësuan pamjen dhe energjinë e aktores.

Berry ka folur shpesh për mënyrën se si e përjeton plakjen dhe për presionin që gratë përballojnë në Hollywood. Ajo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të bëhet më pak e dukshme me kalimin e moshës.
Aktorja është angazhuar gjithashtu në ndërgjegjësimin për shëndetin e grave dhe menopauzën, duke e konsideruar këtë periudhë si një pjesë të rëndësishme të “aktit të dytë” të jetës së saj.

Në jetën private, Berry është në lidhje me muzikantin Van Hunt që nga viti 2020 dhe është nënë e dy fëmijëve.

Pas tre martesave të dështuara, aktorja ka lënë të kuptohet se është e hapur edhe për martesë me Hunt. Sipas saj, pikërisht kur vendosi t’i jepte përparësi vetes, mirëqenies dhe jetës së saj, në jetën e saj u shfaq personi që e konsideron të duhurin.


