7
Aktori i njohur Brad Pitt ka treguar në një intervistë për Esquire se nuk i shikon filmat për të rritur, por arsyeja e tij nuk lidhet me përmbajtjen erotike.
Pitt tha se ajo që e bën t’i shmangë këto filma është aktrimi, të cilin e konsideron shpesh të ekzagjeruar dhe të padurueshëm.
“Aktingu i dobët më çmend. Prandaj nuk mund të shikoj pornografi”, është shprehur aktori, duke e krahasuar mënyrën e interpretimit në disa prej këtyre produksioneve me aktrimin e ekzagjeruar të filmave të vjetër.
Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa komentues e pritën me humor, ndërsa të tjerë nuk u pajtuan me vlerësimin e aktorit dhe argumentuan se interpretimi në filmat për të rritur ka ndryshuar gjatë viteve.
Në të njëjtën intervistë, Pitt foli edhe për marrëdhënien e tij me alkoolin. Ai tregoi se pas shtatë vitesh abstinence ka nisur sërish të pijë, por tashmë është shumë më i kujdesshëm me sasinë.
Aktori pranoi se ka kuptuar se pirja në sasi të mëdha nuk është e mirë për të dhe se duhet të vendosë kufij.
Pitt ka folur edhe më herët për periudhën e vështirë pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe për mbështetjen që mori gjatë përpjekjeve për të qëndruar i kthjellët.
Ai ka kujtuar gjithashtu një bisedë me një mike, e cila e ndihmoi të ndryshonte mënyrën se si e shihte jetën dhe të pranonte si momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira.
Rrëfimet e fundit të aktorit kanë sjellë sërish në vëmendje anën më personale të jetës së tij, përtej karrierës së gjatë në Hollywood.


