Në fjalimi të mbajtur sot përpara forcave të rendit, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Duke u ndalur te Irani, Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.
“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Trump.
Trump tha se SHBA ka kontrollin ushtarak detar në atë rajon: “Kjo është në thelb ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon përveçse nëse ne duam”,– tha Trump.
Gjatë fjalimit të tij përpara forcave të zbatimit të ligjit, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi të dhënat mbi nivelin e krimit në vend, duke pretenduar rënie historike të të gjitha llojeve të veprave penale gjatë mandatit të tij.
Trump theksoi se masat e ndërmarra nga administrata e tij kanë sjellë rezultate konkrete në sigurinë publike.
“Vitin e kaluar, pati mbi 3,100 vrasje më pak se viti para se të merrja detyrën, 10,000 përdhunime më pak dhe 1.1 milion më pak krime me dhunë. Grabitjet ranë me 19%, vjedhjet e makinave pësuan rënie drastike prej 23% dhe sipas të dhënave më të fundit, krimi ka vazhduar të bjerë ndjeshëm nën udhëheqjen tonë në vitin 2026, me grabitjet që janë ulur me edhe 20% të tjera dhe vrasjet me një rënie shtesë prej 23%.”, tha Trump.


