Deri në këtë moment, gjithsej pesë familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira nga zjarret në Greqi, sipas informacioneve nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në koordinim me autoritetet kompetente greke, familjet janë drejtuar drejt pikave më të afërta të përcaktuara për këtë qëllim, ku janë strehuar së bashku me turistët e tjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën sërish thirrje qytetarëve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e kujdestarisë së Ministrisë +389 75 268 736, në adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk, si dhe në numrat e kujdestarisë së Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik: +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.
Njëkohësisht, Ministria u rikujton qytetarëve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale kompetente.


