Gazetari Naim Sadiku ka thënë se kërkesat e PDK-së po shpërfillen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Po realisht, kërkesat e PDK-së janë të shpërfillshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Kurtit, as nuk lodhen. Marrë parasysh se kemi një qeveri që s’e ka problem shkeljen e Kushtetutës, aq më pak do ta ketë problem një qëndrim të një subjekti politik. Prandaj, situata absolutisht nuk është e mirë dhe varet se si do të veprojnë tutje partitë opozitare”, tha Sadiku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ai njëherësh deklaroi se aktualisht në Kosovë po funksionon vetëm ajo që e cilësoi si “diktat të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Por pak a shumë, këtu është edhe një lloj problematike në vete dhe kërkesa për me thirrë seancë. Tash, nëse u shkel Kushtetuta, nëse ka kaluar afati 48 orësh, 30 ditësh, prapë ka një kërkesë, hajde tash ne e krijojmë Kuvendin duke shkelur Kushtetutën. Po, absurd është…Është duke vepruar vetëm rregulli i Lëvizjes Vetëvendosje, i vendosur si një lloj diktati. Absolutisht. Për momentin, Kosova nuk ka asnjë normë juridike-ligjore në të cilën funksionon”, tha Sadiku.


