Rosie O’Donnell ka folur hapur për përvojën e saj gjatë xhirimit të një skene intime me miken e saj të kahershme, Cynthia Nixon, në serialin “And Just Like That…”.
O’Donnell u shfaq në episodin e parë të sezonit të tretë, ku interpreton Mary, një murgeshë që nis një marrëdhënie me Miranda Hobbes, personazhin e luajtur nga Nixon.
Në podcastin “Good Hang” të Amy Poehler, O’Donnell pranoi se skena ishte veçanërisht e sikletshme për të, pikërisht sepse partnerja e saj në skenë ishte një mike e afërt.
Isha shumë nervoze
-tregoi ajo, duke shpjeguar se puthja nuk ishte problem, por momenti kur duhej të shtrihej në shtrat dhe të sillej sikur sapo kishte përfunduar një moment intim ishte shumë më i vështirë për të.
Poehler e kundërshtoi idenë se kjo ishte thjesht papjekuri, duke theksuar se interpretimi i skenave intime është një aftësi më vete. O’Donnell u pajtua:
Është aftësi. Vërtet është. Pastaj lexova skenarin dhe mendova: O Zot
O’Donnell tregoi se nuk e kishte kuptuar plotësisht se sa intime do të ishte skena kur Nixon e telefonoi për t’i propozuar rolin.
Ajo pranoi menjëherë, sepse e admiron shumë Nixon. Por kur lexoi skenarin dhe kuptoi se duhej të shfaqej në shtrat, e mbuluar vetëm me çarçaf, kuptoi se do të ishte një përvojë krejt ndryshe nga sa kishte imagjinuar.
Sipas O’Donnell, kjo ishte vetëm skena e dytë intime e karrierës së saj, pas një skene me aktorin e ndjerë Julian McMahon në Nip/Tuck.
Nixon kishte treguar më herët se përfshirja e O’Donnell në serial ishte diskutuar prej disa vitesh. Sipas saj, krijuesi Michael Patrick King kishte tentuar në çdo sezon të gjente një rol të përshtatshëm për komiken, por rrethanat nuk kishin funksionuar.
Kur më në fund u krijua personazhi i Mary-t, Nixon e kontaktoi vetë O’Donnell dhe i shpjegoi idenë.
Nixon e ka vlerësuar shumë interpretimin e saj, duke thënë se O’Donnell ishte jo vetëm shumë qesharake, por edhe e natyrshme, e sinqertë dhe emocionalisht prekëse.
Edhe O’Donnell foli me admirim të madh për Nixon, duke e cilësuar si një nga aktoret më të mira dhe duke vlerësuar angazhimin e saj për drejtësinë dhe familjen.
Në fund, duket se sikleti i skenës nuk ndikoi në miqësinë e tyre, por përkundrazi solli në ekran një prej bashkëpunimeve më të veçanta të sezonit.


