Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se kjo parti do të vazhdojë veprimet e saj, në një kohë kur, sipas saj, Kosova po përballet me një “hallakamë politike”.
Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Deliu-Kodra u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojnë për pasojat që, sipas saj, po i shkaktohen vendit.
“PDK nuk do t’i ndalë veprimet. Do të jemi në Kuvend, në rrugë, kudo për ta mbrojtur rendin kushtetues të Republikës. Po iu bëj thirrje deputetëve të LVV-së që t’i thërrasin mendjes dhe të mendojnë se çfarë dëmi po i shkaktojnë Kosovës. Ky stagnim do të shkojë në dëm të interesit jetik të Republikës”, deklaroi ajo, njofton Klan Kosova.tv.


