Microsoft ka paralajmëruar për një fushatë të organizuar spiunazhi kibernetik, e cila sipas kompanisë lidhet me shërbimet ruse të inteligjencës dhe synon veçanërisht mysafirët e hoteleve dhe qendrave të konferencave.
Objektivat kryesore dyshohet se janë zyrtarë shtetërorë dhe punonjës të kompanive që udhëtojnë për arsye pune.
Programet keqdashëse mund të regjistrojnë gjithashtu tastet e shtypura dhe, në disa raste, të aktivizojnë kamerën apo mikrofonin pa dijeninë e përdoruesit.
Microsoft vlerëson se aktiviteti nuk bëhet fjalë për sulme të izoluara, por për një operacion të koordinuar spiunazhi kibernetik me objektiva të përzgjedhur.
Ekspertët u bëjnë thirrje udhëtarëve të mos instalojnë përditësime përmes dritareve që shfaqen pas lidhjes me rrjete publike Wi-Fi dhe të përdorin vetëm burimet zyrtare të prodhuesit për përditësimin e pajisjeve.
Një rrjet Wi-Fi falas në hotel mund të kthehet kështu në një pikë hyrëse për sulmuesit dhe të ekspozojë të dhënat e ndjeshme të përdoruesve.


