Aktorja dhe modelja Kaia Gerber ka pranuar se nuk e ka aspak të lehtë të shohë interpretimet e saj në ekran, pasi shpesh bëhet shumë kritike ndaj vetes.
“Kur i shoh vetëm projektet ku kam luajtur, filloj ta kritikoj veten pa fund dhe futem në një gjendje të keqe. Është mirë të kesh njerëz pranë që të qetësojnë dhe të kujtojnë se suksesi është i të gjithë ekipit, jo vetëm i performancës tënde”, ka thënë ylli në një intervistë për Interview Magazine.
Gerber, e cila luan në serialin e ri thriller “The Shards”, ka folur edhe për miqësinë e ngushtë që krijoi me kolegun e saj Hayes Warner, duke thënë se lidhja mes tyre u reflektua edhe në ekran.
“Mes nesh nuk pati asnjë grimë konkurrence. Doja vetëm që ai të jepte performancën më të mirë të mundshme dhe mendoj se kjo ndihet edhe në serial”, ka thënë ajo.
Vajza e supermodeles Cindy Crawford ka treguar se ata u bënë miq që në takimin e parë.
“U ulëm të bisedonim dhe menjëherë mendova: ‘Do të bëhemi miqtë më të mirë’. Ishte një lidhje shumë e natyrshme”, ka thënë ajo.
Ajo vlerësoi edhe talentin e Warner në aktrim, duke kujtuar ditën e parë të xhirimeve.
“Kur na thanë të improvizonim, u tremba. Ndërsa Hayes filloi menjëherë të improvizonte në mënyrë fantastike. Mendova se nuk do ta përdornin asgjë, por kur pamë episodin e parë, shumë nga ato skena ishin përfshirë”, ka thënë aktorja.


