LSDM akuzoi Qeverinë, se përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, ka lidhur një kontratë për blerjen e ujit të pijshëm me vlerë rreth 100,000 euro, lidhur me situatën me furnizimin me ujë në Gostivar.
Partia opozitare pretendon se kontrata është lidhur përmes negociatave të drejtpërdrejta, pa zhvilluar një njoftim publik.
Qeveria bleu 100 mijë euro ujë të pijshëm për Gostivarin, nga fabrika e cila ka pronar një njeri të afërt me VMRO-DPMNE-në
Sipas LSDM-së, kontrata është lidhur me kompaninë “Kožuvčanka”, të cilën ata deklarojnë se është në pronësi të kryetarit të bashkisë së Kavadarit, dhe procedurën, siç pretendojnë ata, e ka kryer drejtori i SHÇP-së, Ivica Tomovski.
Në deklaratë, LSDM akuzon Qeverinë për sjellje jotransparente dhe vlerëson se, ndërsa qytetarët po përballen me pasojat e ujit të ndotur në Gostivar, institucionet nuk po marrin masa të përshtatshme, dhe kontratat po lidhen pa një procedurë publike.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria dhe SHÇP-ja ndaj akuzave të bëra nga LSDM.


