Marc-Andre Ter Stegen është zyrtarisht futbollist i Ajaxit.
Portieri gjerman largohet përkohësisht nga Barcelona dhe do të luajë te gjiganti holandez në formë huazimi deri në fund të sezonit 2026/27. Marrëveshja është konfirmuar nga të dy klubet, duke i dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.
Pas 12 vitesh me fanellën e Barcelonës, Ter Stegen nis një aventurë të re në Amsterdam, ku pritet të jetë një nga liderët e skuadrës së Ajaxit. Klubi katalanas shpreson që huazimi t’i lejojë portierit të rikthehet në formën më të mirë, ndërsa Ajax fiton një përforcim me përvojë të madhe ndërkombëtare.


