Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i ka publikuar rezultatet e mostrave të qumështit në Kosovë.
Gjatë konferencës, ministri në detyrë, Armend Muja, ka deklaruar se bazuar në të dhënat e marrë nga fermerët, qumështorja “Vita”, prin në listën e grumbullimit të qumështit.
“Në bazë të të dhënave që i disponon AUV-i në tri vitet e fundit, rreth 9.5 milionë litra mesatarisht i merr qumështorja Vita”, ka thënë Muja, duke përmendur më pas edhe përpunuesit e tjerë të këtij produkti.
Ai ka thënë se këto të dhëna janë marrë nga fermerët.
“Kështu duket struktura se ku e dërgon fermeri qumështin bazuar në rezultatet që i kemi. Kështu na i raportojnë fermerët dhe pikat grumbulluese”, ka shtuar ai.


