Profili zyrtar i Colo Colo në Instagram ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve pas zyrtarizimit të Vozinhas, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas raportimeve, klubi ka fituar rreth 20 milionë ndjekës të rinj, një shifër që dëshmon ndikimin e madh mediatik të portierit afrikan, i cili gjatë Kupës së Botës 2026 u shndërrua në një nga futbollistët më të ndjekur në botë.
Paraqitjet mbresëlënëse të Vozinhas me fanellën e Kepit të Gjelbër, veçanërisht në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Argjentinës, e kthyen atë në një sensacion në rrjetet sociale. Brenda pak javësh, numri i ndjekësve në profilin e tij personal u rrit nga rreth 50 mijë në dhjetëra milionë.
Popullariteti i tij tashmë po reflektohet edhe te klubi i ri, i cili po përfiton ndjeshëm në aspektin e marketingut dhe të imazhit ndërkombëtar.
Në Kili, ardhja e Vozinhas ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët e Colo Colo, të cilët e shohin atë jo vetëm si një përforcim të rëndësishëm në portë, por edhe si një figurë që i ka sjellë klubit ekspozim të jashtëzakonshëm në arenën globale.


