Përplasjet mes institucioneve më të fuqishme të futbollit në botë, kanë hyrë në fazë të re.
UEFA dhe 55 federatat e saj kanë dalë kundër një propozimi të FIFA-s, që synonte përfshirjen e investitorëve privatë në kuadër të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Njohësi i futbollit, Fion Aliu, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se hilja kryesore në këtë rast është tek të hyrat.
“Hilja në këtë rast është që nëse kjo do të bëhej, të hyrat nuk do të mund të qarkullonin përmes strukturave të UEFA-s, qysh ka ndodhur dhe vazhdon me ndodh, pra pozicioni i saj do të ishte tkurrur”, u shpreh Aliu në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, gazetari Dardan Idrizi tha se ky zhvillim ka qenë lajmi i javës.
“Infantino për momentin gjendet në një mes, ndoshta janë ato djerstë më të këqija të karrierës së tij, pasi gjendet në një mes ku ose duhet të japë dorëheqje, ose do të nisë një mocion mosbesimi nda tij dhe do të shkarkohet nga pozicioni i tij”, u shpreh Idrizi në emisionin “Ora Shtatë”.


