Kate Moss po përballet me një sfidë të papritur në biznes, pasi agjencia e saj e modeleve ka regjistruar humbjen e parë që prej themelimit, me një deficit prej rreth 1.8 milionë paundësh brenda një viti.

Supermodelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” në vitin 2016, pasi kishte deklaruar se ishte lodhur duke paguar komisione të larta për agjentët dhe dëshironte të krijonte një kompani që do të mbështeste talentet në një mënyrë ndryshe.
Megjithatë, dokumentet më të fundit financiare tregojnë se kompania ka raportuar humbjen e saj të parë pas më shumë se një dekade aktiviteti, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e biznesit.

Pavarësisht rezultatit financiar, Kate Moss mbetet një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e modës. Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë.
Lajmi ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat britanike, pasi agjencia ishte krijuar pikërisht me synimin për t’i dhënë Kate Moss më shumë kontroll mbi karrierën e saj dhe për të shmangur komisionet e larta që dikur paguante ndaj agjencive të tjera.









