BimBimma rrëfehet si rrallë herë – NR shënon 25 vjetorin, grupi po kthehet pas shumë vitesh! (VIDEO)

featured

Rep-artisti i njohur, BimBimma në emisionin “Weekend” në Klan Kosova ka rrëfyer pjesë interesante nga karriera e tij.

Ai tha se për të është i rëndësishëm rrugëtimi deri te synimi që i vendos vetës, transmeton klankosova.tv.

“Vizionin e kam afatgjatë, por planet i bëj…Tash normalisht nëse njërin prej vizioneve dua ta qes në realitet i bëj planet hapat deri në arritje dhe më nuk e shoh cakun, por e ecë rrugën, sepse ajo është më e rëndësishme pa rrugë cakun nuk mundesh me arritë”.

BimBimma rrëfeu edhe për periudhën e para-luftës në Kosovë teksa tha se dëshira e tij ishte të pasqyronte realitetin social përmes këngës.

“Në prag të luftës kemi qenë duke dëgjuar rep-artista që e kanë shkrirë realitetin në fjali dhe kemi pasë qejf edhe ne me qenë të tillë…Kemi qenë fanatik të muzikës dhe hip-hopit…Nuk ekziston mundësia me të dashtë 100% e njerëzve, i ke përgjysmë, edhe do të dojnë edhe nuk do të dojnë”.

Tutje, ai tha se në periudhën e viteve 1989 deri në 1999 vështirësitë ishin të mëdha sidomos në aspektin financiar.

“E vështirë ka qenë vetëm pjesa financiare, sepse kohën para luftës prej 89′ deri 99′ e dimë krejt shumë mirë qysh kemi qenë me gjendje materiale dhe mendore komplet shqiptarët e Kosovës, por përmes projektit të një organizate OJQ që kemi qenë pjesëtarë e kanë mundësuar që ne me xhiru një këngë dhe ajo këngë ka qenë e dedikuar për atë që po ndodhë në atë kohë”.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

--°