U raportua e zhdukur, kufoma e modeles ruse gjendet brenda një valixheje në Beograd

featured

Trupi i një modeleje që u zhduk gjatë pushimeve në Beograd u gjet i fshehur brenda një valixhe.

Shtetasja ruse Lyudmila Turkova, 28 vjeç, ishte zhdukur prej gjashtë ditësh pasi kishte takuar miqtë në një klub nate në kryeqytetin serb, shkruan TheSun, transmeton klankosova.tv.

Trupi i saj u zbulua më vonë brenda një valixhe të hedhur në kanalin Vizelj.

Banorët vendas e vunë re valixhen e dyshimtë dhe njoftuan policinë, e cila dërgoi një qen nuhatës që i gjeti mbetjet në ujin e turbullt.

Policia nuk ka zbuluar se si u vra 27-vjeçarja.

Një burrë turk i identifikuar vetëm si K.E është ndaluar që atëherë në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, ndërsa përpiqej të largohej nga vendi.

Ministria e Brendshme tha se një shtetas turk i lindur në vitin 2001 u arrestua si i dyshuar për vrasjen.

Autoritetet besojnë se ai e vrau Turkovën në orët e para të 26 korrikut në një apartament me qira në zonën e Borcës.

Turkova kishte udhëtuar për në Beograd për pushime dyjavore, por u zhduk më 25 korrik pasi u kishte thënë të afërmve se do të takohej me disa miq.

Ajo dërgoi një mesazh të fundit drithërues pak pas orës 23:00 përpara se të heshtte, duke nxitur një operacion të madh kërkimi.