Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro me drejtuesit e Hamasit kanë çuar në një marrëveshje për çarmatimin me faza të grupit militant në Gaza.
“Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Çarmatimi do të vijë në faza. Ky është një hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.”, tha Trump.
Sipas Trump, është rënë dakord që të kalohet drejt krijimit të një administrate të re palestineze, e cila do të bashkëpunojë me Bordin e Paqes.
“Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, me Gazën që nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste.”
Një burim i Hamasit i tha Reuters se draft-marrëveshja parashikon që armët e rënda të mbeten nën kontrollin e një administrate palestineze dhe të mos transferohen në Izrael.
Ndërkohë, një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se Izraeli është shumë skeptik se Hamasi do të çarmatoset, por shtoi se Uashingtoni beson se marrëveshja do të zbatohet.
Ende nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i çarmatimit. Një zyrtar i Bordit të Paqes përmendi një afat prej 200 deri në 320 ditësh.
/vizionplus.tv









