Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–VV: Nuk ka pasur as vendim e as komunikim zyrtar

featured

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zërat për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se deri tani nuk ka pasur as vendim të Kryesisë së LDK-së dhe as komunikim me Grupin Parlamentar të kësaj partie për një çështje të tillë.

Ajo ka deklaruar se kjo tregon, sipas saj, se një marrëveshje e mundshme mes dy subjekteve nuk është afër, duke kritikuar atë që e ka quajtur “propagandë mediale” dhe pretendime nga disa përfaqësues të VV-së.

“Sa i përket koalicionit potencial me VV-në: nuk ka pas as vendim të Kryesisë për Grupin Parlamentar rreth koalicionit. Nuk ka pas as komunikim me Grupin Parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Ymeri.