Rio Ferdinand ka folur hapur për një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, duke zbuluar se kur njohu Kate Ferdinand nuk e imagjinonte se do të krijonte sërish një familje.

Në episodin më të fundit të podcast-it “Blended”, ish-futbollisti anglez 47-vjeçar tregoi se, pas humbjes së bashkëshortes së tij të parë, Rebecca, me të cilën kishte tre fëmijë, besonte se kapitulli i prindërimit kishte marrë fund.
Kur njoha Katen, nuk kisha në plan të nisja një lidhje serioze, aq më pak të bëhesha sërish baba
-rrëfeu ai.
Megjithatë, sipas Ferdinand, gjithçka ndryshoi me kalimin e kohës. Ai tha se dashuria për Katen dhe dëshira e saj për t’u bërë nënë e bënë të rishikonte vendimin.

Rio tregoi se përkushtimi që Kate tregoi ndaj tij dhe tre fëmijëve të tij nga martesa e parë e bindi se krijimi i një familjeje të re ishte zgjedhja e duhur.
Sot, çifti është prindër të Cree dhe Shae, ndërsa Kate ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë edhe me tre fëmijët e Rios, duke luajtur një rol të rëndësishëm në familjen e tyre të përzier.
Gjatë bisedës, Rio nuk kurseu as humorin, duke kujtuar periudhën e shtatzënive të bashkëshortes.
Ajo bëhej një person krejt tjetër
-tha ai me të qeshur, ndërsa Kate pranoi se shtatzënia nuk ishte një përvojë që e shijonte, pasi ndjente se humbiste lidhjen me veten.

Së fundmi, çifti u ribashkua pas gjashtë javësh larg njëri-tjetrit, pasi Rio ndodhej në Shtetet e Bashkuara për angazhime profesionale gjatë Kupës së Botës.
Kate ndau në rrjetet sociale momentin emocionues të rikthimit të tij në shtëpi, ku fëmijët e pritën me përqafime të ngrohta.
Rio dhe Kate nisën lidhjen në vitin 2017, dy vite pas ndarjes nga jeta të Rebecca Ferdinand. Ata kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2019 dhe kanë folur shpesh publikisht për sfidat dhe bukurinë e ndërtimit të një familjeje të përzier.









