Zyrtare/ Gvardiol rinovon me Manchester Cityn deri në vitin 2031

featured

Manchester City ka ‘blinduar’ të ardhmen e Josko Gvardiol. Klubi anglez ka bërë të ditur se mbrojtësi kroat ka nënshkruar një kontratë të re pesë vjeçare, e cila do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2031.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se marrëveshja e re është dëshmi e besimit për një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës.

Gvardiol iu bashkua Manchester Cityt në verën e vitit 2023 për shumën e 90 milionë eurove, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit në atë kohë.

Që nga transferimi i tij, 24-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit, duke regjistruar 122 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Përveç kontributit në fazën mbrojtëse, ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke treguar ndikim të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese.