Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve

featured

Një moment i pazakontë gjatë funeralit të senatorit republikan amerikan Lindsey Graham është bërë viral në rrjetet sociale. Kamerat filmuan presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i pëshpëritur diçka zëvendëspresidentit JD Vance, ndërsa ceremonia po zhvillohej në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Sipas Nicola Hickling, një eksperte për leximin e buzëve, Trump i tha Vance: “I gjeta këto në xhepin tim. Do një?“, duke iu referuar disa karameleve. Vance, sipas të njëjtit interpretim, u përgjigj: “Jo, jam mirë.

Ekspertja pretendon se më pas Trump ia ofroi karamelet edhe Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, duke i thënë: “Do të ndihesh më i freskët.”

Megjithatë, kjo bisedë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë apo nga ndonjë prej të pranishmëve në ceremoni. Interpretimi bazohet vetëm në vlerësimin e ekspertes për leximin e buzëve.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe erdhi vetëm pak orë pasi një tjetër moment nga i njëjti funeral u bë viral, ku Trump dhe Vance dukeshin duke shkëmbyer komente me zë të ulët gjatë ceremonisë.

/vizionplus.tv