Përplasje politike për ujin në Gostivar, opozita dhe pushteti kërkojnë përgjegjësi

featured

LSDM akuzon pushtetin për dështim institucional dhe kërkoi përgjegjësi për krizën me ujin e ndotur në Gostivar. Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se informacionet janë fshehur dhe se zyrtarët përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. Nga opozita thonë se ministri i shëndetësisë Klekovski njoftoi se deri në fund të javës uji pritet të jetë i sigurt për t’u pirë, mirëpo pyesin se kush do të nënshkruajë që uji është i pijshëm?!

Ata rrezikuan shëndetin e qytetarëve, gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të helmosh një qytet të tërë, të kesh ndotje të ujit në shtatë vendbanime të tjera, në dy lumenj, dhe askush nga qeveria të mos mbahet përgjegjës. E gjithë qeveria, të gjitha institucionet dhe të gjitha mekanizmat janë në duart e VMRO-OKG dhe Mickoskit”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Nga ana tjetër Nikolla Micevski nga partia në pushtet akuzoi se gjatë periudhës kur LSD ishte në pushtet dhe Venko Filipçe ministër i shëndetësisë rreth 400 analiza të ujit kanë treguar se disa qytete qytetarët pinin ujë të pasigurt.

“Për asnjërin prej këtyre rasteve, por edhe për shumë raste të tjera, opinioni publik nuk është informuar. Spitalet kanë qenë të mbushura, qytetarët dukshëm nuk janë ndier mirë, por askush nuk e ka ditur nga çfarë, ndërsa pushteti këtë e ka fshehur me mjeshtëri. Për këtë është njoftuar MPB-ja dhe institucionet do të veprojnë, ndërsa dokumentet do t’ia dorëzojnë Prokurorisë Publike”, u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga partia në pushtet i bënë thirrje Prokurorisë që menjëherë të veprojë për këtë rast dhe të ketë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

MAQEDONI

Rikonstruktim i Spitalit Klinik të Tetovës! Klekovski e Kasami: Spitali gati për rindërtim dhe zgjerim

29 Kor 2026
MAQEDONI

Ligji për kulturën nën dyshime për transparencë, “Shkupi 2028” shtyhet për pas pushimit veror të deputetëve

29 Kor 2026
MAQEDONI

Gostivari po i kthehet normalitetit, uji ende jo i pijshëm për shkak të një bakteri të ri

29 Kor 2026
MAQEDONI

Përplasje në Kuvend, opozita e akuzoi Gashin se i ka caktuar seancat në afat shumë të shkurtër

29 Kor 2026
MAQEDONI

Arrestohet hajduti i dyshuar i portofolit në Gostivar

29 Kor 2026
MAQEDONI

Tetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici

29 Kor 2026