Dukagjini do ta kërkojë sot përmbysjen e madhe në Evropë.
Skuadra kosovare e humbi duelin e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës nga FC Lugano në Zvicër me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”.
E klinasit sot do të mundohen ta shkrijnë këtë disavantazh dhe ta përmbysin rezultatin për ta siguruar kualifikimin historik për ta në rrethin e tretë kualifikues.
“Sot luajmë për krenarinë e Klinës, për tifozët tanë dhe për ëndrrën evropiane. Bashkë në çdo duel, bashkë deri në fund!”, shkroi klubi i gjelbër në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Luganos do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 16:30.
Lajme të ngjashme
SPORT








