Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten aktive në Francë e Spanjë. Shqetësuese, rritja e temperaturave

featured

Zjarrfikësit francezë kanë arritur të mbajnë nën kontroll një nga zjarret më të mëdha që ka përfshirë perëndimin e Francës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat ekstreme të parashikuara për sot mund të favorizojnë riaktivizimin e vatrave.

Zjarri, që ka përfshirë zonën pyjore të Landes, në perëndim të Bordeaux, ka djegur rreth 42 mijë hektarë pyje me pisha. Sipas autoriteteve, thatësira e zgjatur dhe valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve.

Autoritetet kanë evakuuar rreth 220 mijë persona, mes tyre banorë dhe turistë, pasi zjarri kërcënoi gadishullin Cap Ferret, në brigjet e Atlantikut.

Ndërsa Franca vijon betejën me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në historinë e saj, situata mbetet shqetësuese edhe në vende të tjera të Evropës Jugore.

Në Spanjë, autoritetet po luftojnë ende disa vatra aktive, megjithëse pjesa më e madhe e fronteve të zjarrit është vënë nën kontroll. Mbi 100 mijë persona vazhdojnë të preken nga evakuimet.

Edhe Turqia po përballet me një situatë të vështirë. Zjarri në distriktin Kas të Antalias vijon të jetë aktiv për të dytën ditë radhazi. Flakët po luftohen nga ajri dhe toka, me dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe helikopterë, ndërsa era ka vështirësuar operacionin dhe ka detyruar autoritetet të shtojnë forcat në terren.

/vizionplus.tv