Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here do të përforcohet. Në pjesët perëndimore era do të fryjë nga drejtimi perëndimor, kurse përgjatë luginës së Vardarit nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale më e ulët do të regjistrohet në Mavrovë, ku do të zbresë deri në 7 gradë Celsius. Më ngrohtë do të jetë në Gjevgjeli dhe Demir Kapi, me temperaturë ditore deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga 12 gradë në mëngjes deri në 32 gradë gjatë ditës.
Në ditët në vijim pritet një periudhë me mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës.
Të hënën priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.



