Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i Mbrojtjes kërkon më shumë fonde për konfliktin në Lindjen e Mesme

featured
Press Online
22 Korrik 2026, 14:13

Lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani Shteteve të Bashkuara rreth 37.5 miliardë dollarë, një rritje me afro 8 miliardë krahasuar me vlerësimin e fundit të bërë në muajin maj. Shifrën e bëri të ditur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Buxhetit të Senatit.

Hegseth u kërkoi ligjvënësve të miratojnë me urgjencë një paketë shtesë financimi prej 87 miliardë dollarësh për Pentagonin, nga të cilat 67 miliardë do të përdoren për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

“Pa këto fonde përballemi me mungesa kritike që kërcënojnë aftësinë tonë për të paguar anëtarët e forcave të armatosura, për të rimbushur me shpejtësi pajisjet dhe municionet dhe për të mbështetur operacionet jetësore pa ndërprerje”, tha Hegseth. 

Dëshmia e Hegseth në Capitol Hill ishte e para që nga rifillimi i luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit.

Ndërsa luftimet vijojnë për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, ushtria amerikane njoftoi të martën në mbrëmje se kreu një tjetër valë sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane.

Në të njëjtën kohë, tensionet po ndikojnë edhe në tregjet globale të energjisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk është serioz për bisedimet dhe paralajmëroi se do të ishte një precedent i rrezikshëm nëse Teherani do të kishte kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter