Tre të dyshuarit për ndotjen e ujit në Gostivar kanë dalë para gjyqtarit në procedurën paraprake

featured
Press Online
21 Korrik 2026, 13:10

Tre të dyshuarit në hetimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar sot kanë dalë para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore Gostivar, pasi Prokuroria themelore publike ka hapur hetim kundër tyre për vepër të rëndë penale kundër mjedisit të jetesës dhe natyrës, të shkaktuar me veprime të ndotjes së ujit për pije.

null

Para gjyqtarit në procedurë paraprake kanë dalë u.d. drejtoresha e “NP “Komunalec” – Gostivar, Artana Asani, udhëheqësi teknik, Leon Mezini dhe udhëheqësi i Repartit për ujësjellës, kanalizim dhe punë ndërtimore, Vadedin Dauti.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit si bashkëautorë më 25 qershor kanë urdhëruar vendosjen e tre pompave zhytëse në kanal me ujë sipërfaqësor me substanca të dëmshme në afërsi të pompës së sistemit për furnizimin e ujit me qëllim që ta testojnë presionin e ujit. Gjatë inspektimit të kryer më 16 korrik, u konfirmua se dy nga pompat ende kanë qenë në funksion dhe përmes tyre është kryer derdhja e ujit me substanca të dëmshme në sistemin për ujë për pije.

null

Analizat e Institutit për shëndet publik treguan se uji nga kanali sipërfaqësor është shumë i ndotur dhe i papërdorshëm për asnjë qëllim, ndërsa ndotja u konstatua edhe në mostrat nga burimi i kapur dhe nga rrjeti i furnizimit me ujë, për të cilin shkak Prokuroria vlerësoi se ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepër penale.

Për masat që do t’u përcaktohen të dyshuarve do të vendos gjyqtari në procedurë paraprake. Prokuroria Themelore Publike Gostivar njoftoi se hetimi po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve shtesë hetimore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter