Banori shpëton një 10-vjeçare nga mbytja në lumin Vjosa

featured
Press Online
21 Korrik 2026, 01:34

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të një banori të zonës në Këlcyrë.

Sipas informacioneve të Top Channel, një turiste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej teksa po lahej në lumin Vjosa, në zonën e njohur si Uji i Zi. E mitura u mor nga rrjedha e fortë e ujit, duke e bërë të pamundur daljen e saj në breg.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i një banori të Këlcyrës, i cili u fut në ujë dhe arriti ta nxjerrë të miturën në kohë, duke i shpëtuar jetën.

Fatmirësisht, 10-vjeçarja nuk ka pësuar pasoja shëndetësore, ndërsa ngjarja shërben edhe si një apel për kujdes të shtuar nga vizitorët që frekuentojnë lumenjtë gjatë sezonit veror, për shkak të rrymave të forta dhe rrezikut që ato paraqesin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter