Tensione pas finales, Paredes kacafytet me Gavin dhe Garcian

featured
Press Online
20 Korrik 2026, 00:49

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës u mbyll me tensione në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Pas fitores 1-0 të Spanjës në vazhdime, falë golit të Ferran Torresit, disa futbollistë u përfshinë në përplasje, transmeton Klankosova.tv.

Në qendër të incidentit ishte Leandro Paredes, i cili u konfliktua fillimisht me Eric Garcian, ndërsa më pas shtyu dhe rrëzoi në tokë edhe Gavin. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së lojtarëve, arbitrave dhe stafeve teknike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter